është gjithmonë dikush o diçka
që të pret,
diçka më e fortë, më inteligjente,
më shtrige, më rezistuese,
më e ëmbël, më e dhjamur,
më e madhe, më e vogël,
diçka më me sy tigri e fajkoi e peshkaqeni,
diçka më e çmendur se çmenduria,
më dinake se dinakëria,
është gjithmonë dikush o diçka:
që të pret,
ndërsa mbath këpucët
o fle
o merr koshin e plehrave
o përkëdhel maçokun
o lan dhëmbët
o feston
është gjithmonë dikush o diçka
që të pret.
ngule mirë në mendje
kështu kur të ndodhë
të jesh sa më i gatshëm.
ndërkohë, ditë të mirë
ty
në qoftë se je ende.
unë mendoj se jam,
sapo më janë djegur gishtat
me cigaren e
kushedisatë.
Në shqip nga: Skënder Buçpapaj