Charles Bukowski: Njanës që e kam njoftë…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Nga t’gjithë shtretnit e parajsës
I joti ishte ma i egri
Ndërsa un’ kam kenë avull në pasqyrën tande

Ti ngjyrosje floktë,
Ishe grua e pjekun, a unë djalosh,
Ama djalosh i gatshëm për venë e për ty.

Tani jam rritë
Jam ba burrë,
dhe ti,
ti je plakun…

Nuk je ma si dikur
Tani shtrati yt i hekurt’ asht’ i zbraztë.

Përktheu: V.K.