Charles Bukowski: Porosia

Charles Bukowski
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

Poezi nga Charles Bukowski

rri në dhomë me orë të tëra
duke shtypur në makinë, dhe
duke pirë
verë të zezë.
mendoja se jam
i vetëm këtu.
dyert janë të mbyllura
edhe dritarja.
e tashti miza e madhe e trashë
e shëmtuar dhe e zezë
rri në buzën e
gotës sime të verës.
nga ka ardhur
ajo?
aq e qetë,
e palëvizshme.
e njëjta gjë është
mbase edhe me vdekjen
kushedi.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: PSE VETMIA I TMERRON NJERËZIT E DOBËT DHE I FORCON TË FORTËT…

Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.

Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU