Kam falë gabime pothuajse të pafalshme,
jam mundue me zëvëndësue njerëz të pazëvëndsueshëm,
e kam harru persona të paharrueshëm.
Kam veprue impulsivisht,
jam zhgënjye prej njerëzve që nuk e mendoja,
dhe unë kam zhgënjye.
Kam mbajtë ndokënd mrenda krahëve
për më e mbrojtë;
Kam ba miq të përjetshëm.
Kam qeshë kur nuk ishte me u qeshë,
kam dashtë e më kanë dashtë,
por edhe jam refuzu.
Më kanë dashtë e s’kam mujtë me i dashtë.
Kam ulëritë e jam hedh përpjetë
për shumë e shumë gëzime.
Kam jetu dashnisht e kam ba premtime
të përjetshme,
anipse kam djegë zemrën
mija herë.
Kam kja tuj ndigjue muzikë,
e tuj pa fotografi.
Kam telefonu dikë veç me ja ndigjue zanin.
Dhe tash prapë dashurohem
mbas një buzëqeshje.
Kam kujtu se po vdes prej mallit…
e kam pasë frikë, se mos po humbas ndokënd
fort të dashtun,
(që e humba), por mbijetova!
Ende jetoj.
E jeta nuk më lodh…
as ti nuk duhet me u lodhë.
Jeto! Asht prej mend gja e mirë me luftu me bindje,
me e rrokë jetën,
e më jetu me pasion,
me humbë me klas, e me fitu tuj guxu,
sepse bota i përket kujt guxon.
Jeta asht fort e bukur për me u dukë e pakuptimtë.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
ObserverKult
Lexo edhe:
NAIM FRASHËRI: SHQIPËRI, TË QOFSHA FALË- TË KAM MËMË E MË KE DJALË