Charlie Chaplin: Kam falë gabime pothuajse të pafalshme…

charlie chaplin dashtë

Nga: Charlie Chaplin

Kam falë gabime pothuajse të pafalshme,
jam mundue me zëvëndësue njerëz të pazëvëndsueshëm,
e kam harru persona të paharrueshëm.
Kam veprue impulsivisht,
jam zhgënjye prej njerëzve që nuk e mendoja,
dhe unë kam zhgënjye.
Kam mbajtë ndokënd mrenda krahëve
për më e mbrojtë;
Kam ba miq të përjetshëm.
Kam qeshë kur nuk ishte me u qeshë,
kam dashtë e më kanë dashtë,
por edhe jam refuzu.
Më kanë dashtë e s’kam mujtë me i dashtë.
Kam ulëritë e jam hedh përpjetë
për shumë e shumë gëzime.
Kam jetu dashnisht e kam ba premtime
të përjetshme,
anipse kam djegë zemrën
mija herë.
Kam kja tuj ndigjue muzikë,
e tuj pa fotografi.
Kam telefonu dikë veç me ja ndigjue zanin.
Dhe tash prapë dashurohem
mbas një buzëqeshje.
Kam kujtu se po vdes prej mallit…e kam pasë frikë, se mos po humbas ndokënd
fort të dashtun,
(që e humba), por mbijetova!
Ende jetoj.
E jeta nuk më lodh…
as ti nuk duhet me u lodhë.
Jeto! Asht prej mend gja e mirë me luftu me bindje,
me e rrokë jetën,
e më jetu me pasion,
me humbë me klas, e me fitu tuj guxu,
sepse bota i përket kujt guxon.
Jeta asht fort e bukur për me u dukë e pakuptimtë.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

——————

Lexo edhe:

Rrëfimi emocional i Charlie Chaplin për të atin

“Kur isha fëmijë, së bashku me babain tim u nisëm për ta parë një shfaqje në cirk.
Radha për bileta ishte shumë e gjatë.

Përpara neve ishin një çift me 6 fëmijët e tyre. Vërehej se ishin të varfër. Rrobat i kishin të vjetra, por të pastra. Fëmijët ishin shumë të lumtur që do të hynin në cirk.

Kur u erdh radha atyre, babai i fëmijëve pyeti për çmimin e biletave. Kur shitësi i biletave i tregoi çmimin, burri filloi të belbëzoj dhe i pëshpëriti gruas

Tekstin e plotë e gjeni KËTU