Chris Rock i thotë “jo” Oscars 2023: Do të ishte si të kthehesha në skenën e krimit

Chris Rock

Chris Rock nuk do të drejtojë ceremoninë e ardhshme të dorëzimit të Oscars 2023, e cila do të zhvillohet më 12 mars.

Nisur nga “precedentët” e trishtë, aktori i humorit refuzon ofertën, e cila i është bërë ditëve të fundit nga Akademia. Kjo për arsye të eksperiencës së keqe, për shkak të shakasë së tij “të pakëndshme” me Jada Pinkett Smith.

Ai mori një shuplakë në fytyrë live nga Will Smith. Për këtë arsye, Rock nuk ka dëshirë të shkojë sërish në skenën e Dolby Theatre Hollywood.

“Do të ishte si të ktheheshim në një skenë krimi”, tha me shaka Rock gjatë një shfaqjeje në Arizona, disa ditë më parë.

Për atë që ndodhi në Oscars vitin e kaluar, Chris Rock kishte folur tashmë në disa nga shfaqjet e tij gjithmonë në mënyrë ironike.

Një muaj e gjysmë pas shuplakës, për shembull, në Royal Albert Hall në Londër, ai bëri shaka me audiencën e tij duke thënë:

“OK.., kam rikuperuar pjesën më të madhe të dëgjimit”.

Megjithatë, në korrik, i ftuari i Kevin Hart në skenën e Qendrës së Arteve të Bankës NC në Holmdel, New Jersey, rrëfeu se e kishte mbyllur përfundimisht episodin duke ironizuar si gjithmonë: “Kushdo që tha se fjalët lëndojnë, nuk u godit kurrë me grusht në fytyrë”.

Kur u pyet për atë natë, megjithatë, Rock nuk deshi të bënte asnjë koment duke thënë se ai ishte ende në proces të “përpunimit të asaj që ndodhi”.

Në korrik, Will Smith gjithashtu theu heshtjen dhe ndau një video në faqen e tij në YouTube. Ai kërkoi falje publike për shuplakën.

“Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye, është se ai nuk ndjehet i gatshëm të flasë. Por, kurdo që të jetë, do ta kontaktoj. Kështu që, unë i them, Chris, të kërkoj falje! Sjellja ime ishte e papranueshme”, tha ai i ulur para kamerës.

Ai gjithashtu shtoi: “Dua t’i kërkoj falje nënës së Chris. Pashë një intervistë me të… Kjo është një nga gjërat që nuk e kuptoja në atë kohë. Nuk po mendoja se sa njerëz kisha lënduar në atë kohë. Kështu që unë dua t’i kërkoj falje nënës së Chris dhe familjes së tij. Në veçanti Tony Rock. Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Tony Rock ishte shoku im i mirë dhe kjo ndoshta është e pariparueshme”, tha ai.

ObserverKult

Lexo edhe:

VJEN REAGIMI NGA WILL SMITH, PASI U PËRJASHTUA NGAVJEN REAGIMI NGA “OSCARS” PASI WILL SMITH E GODITI CHRIS ROCK