Vjen reagimi nga Will Smith, pasi u përjashtua nga Oscars

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, vendosi t’i ndalojë aktorit Will Smith pjesëmarrjen në ndarjen e Çmimit Oscar për dhjetë vjet, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në ceremoninë e fundit.

Sakaq, pas këtij vendimi ka reaguar edhe aktori, Will Smith.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë,” u shpreh ai në një deklaratë të shkurtër për Page Six, transmeton ‘tirananews.al’.

Akademia vendosi që Smith të mbajë Oscarin e tij për rolin në filmin “King Richard”.


Lexo edhe:

MERRET VENDIMI, WILL SMITH PËRJASHTOHET NGA OSCARS PËR 10 VJET

ObserverKult