Cicero: Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt

Marcus Tullius Cicero

ObserverKult ua sjell disa thënie të Marcus Tullius Cicero:

Liria nuk është të kesh një pronar të drejtë, por të mos kesh asnjë pronar.

Duhet ngrënë së bashku një thes me kripë, para se të mund ta quash tjetrin mik.

Pleqëria është plotësimi i jetës, akti i fundit i komedisë.

Ka diçka të vjetër tek i riu dhe diçka të re tek i vjetri.

Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.

Nuk kemi lindur vetëm për veten tonë.

Kursimi është kapital i madh.

Sa të ketë jetë ka shpresë.

Më shumë ligje, më pak drejtësi.

Duhet dashuruar sikur pastaj do të urresh.

ObserverKult