Cila ishte dëshira e fundit e Gjelosh Gjokajt? E zbulon kritiku i artit…

Kuratori i ekspozitës së mbajtur për nder të artistit të njohur, Gjelosh Gjokaj, Shkelzen Maliqi, ka deklaruar se në Shqipëri mungon kritika e mirëfilltë.

I ftuar në ABC News, ai ka thënë se artistët e dobët më shumë shtyhen me bërryla sesa me vlerat që ka arti i tyre.

“Artistët e dobët më shumë shtyhen me bërryla sesa me vlerat që ka arti i tyre. Për momentin na mungon kritika e mirëfilltë.

Edhe një interes në shoqëri për rëndësinë e kulturës, e cila momentalisht nuk po shihet si prioritet”, u shpreh Maliqi.

Më tej, ai zbuloi se një nga dëshirat e fundit të ‘Picasos’ së Ballkanit ishte që t’i bënte një monografi.

“Atëherë kur isha në Tuz një javë te ai, ai kishte shumë dëshirë që unë t’ja bëja atë monografinë që e ka publikuar Akademia e Kosovës.

Do bëj një monografi për krejt artin e tij. 30 faqe i kam të kryera për periudhat më të hershme, e kam botuar në monografinë e dytë për shembull ciklin e Romës”, tha kritiku i artit./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA: KUSH E DO PIKTURËN NUK DUHET TË HUMBË EKSPOZITËN E MJESHTRIT GJELOSH GJOKAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, panë nga afër ekspozitën e piktorit Gjelosh Gjokaj. Ekspozita është hapur në hollin qendror të kryeministrisë. Po ashty edhe në hapësirat e tjera të Qendrës për Hapje dhe Dialog.

“Kush e do pikturën nuk duhet ta humbë këtë ekspozitë të koleksionit më të madh privat të veprave të mjeshtrit Gjelosh Gjokaj, në hollin qendror të kryeministrisë.

Po ashtu edhe në hapësirat e tjera të COD (Qendra për Hapje dhe Dialog)”. Kështu u shpreh Rama. Ai po ashtu ndau në rrjetet sociale momente nga kjo ekspozitë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult