Cila ishte fjala më e përdorur në vitin 2023?

“Oxford University Press” ka zgjedhur “rizz” si fjalën e vitit, duke theksuar popullaritetin e një termi të përdorur nga ‘Gjenerata Z’ për të përshkruar aftësinë e dikujt për të tërhequr ose joshur një person tjetër.

Kjo fjalë u rendit para “Swiftie” (që përdoret për fansat e zjarrtë të Taylor Swift), “situationship” (një marrëdhënie joformale romantike ose seksuale) dhe “prompt” (një udhëzim për një program të inteligjencës artificiale), në vendimin vjetor të ekspertëve të ‘Oxford English Dictionary’.

Katër fjalët finaliste u përzgjodhën me votim publik dhe fituesi u shpall së fundi.

Rizz besohet se vjen nga mesi i fjalës ‘karizëm’ dhe mund të përdoret si folje, si ‘për të biseduar’ me dikë, tha botuesi.

“Ajo flet për mënyrën se si gjeneratat e reja krijojnë hapësira – online ose personale– ku ata zotërojnë dhe përcaktojnë gjuhën që përdorin”, tha botuesi. “Nga aktivizmi tek takimet dhe kultura më e gjerë, ndërsa Gen Z ka më shumë ndikim në shoqëri, dallimet në perspektiva dhe stili i jetesës shfaqen edhe në gjuhë.” /gazetatema

ObserverKult


aurel plasari lorca

Lexo edhe:

FEDERICO GARCIA LORCA: DESHA TË ISHA VETVETJA…

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Në mëngjesin e blertë,
desha të isha zemër.
Zemër.

Dhe në mbrëmjen e vonë,
desha të isha bilbil.
Bilbil.

(O shpirt,
ji i kuq si portokalli.
O shpirt,
ji i kuq si dashuria.)

Në mëngjesin plot gjallëri,
desha të isha vetvetja.
Zemër.

Dhe kur bie mbrëmja,
desha të isha zëri im.
Bilbil.

O shpirt,
ji i kuq si portokalli.
O shpirt,
ji i kuq si dashuria!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult