Cila ishte tragjedia më e madhe detare në histori? Nuk është Titaniku

Për sa i përket jetëve njerëzore, kostoja më e lartë nuk lidhet me fundosjen e Titanikut në vitin 1912, ku humbën jetën më shumë se 1500 njerëz.

Më pak i famshëm, por me një numër edhe më dramatik të vdekjeve, ishte fundosja e ”Wilhelm Gustloff”, një linjë oqeanike e goditur nga një nëndetëse gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Anija ”Wilhelm Gustloff” ishte më shumë se 200 metra e gjatë, me një tonazh prej 25.893 tonësh, e mobiluar në mënyrë luksoze, e cila kishte pritur borgjezinë e pasur gjermane në disa udhëtime.

Megjithatë, në vitet para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas fillimit të konfliktit, ajo u përdor për transportin e trupave, si kazermë dhe gjithashtu si spital.

Më 30 janar 1945 u nis nga porti i Gotenhafen, Poloni, me mbi 10.000 njerëz në bord duke përfshirë oficerë, ushtarë, gra të Njësive Ndihmëse Detare, të plagosur dhe refugjatë.

Në orën 21.08, në kushtet e tmerrshme të Detit Baltik, një nëndetëse ruse e goditi atë me tre silurë. Në më pak se një orë, Wilhelm Gustloff u mbyt, duke marrë me vete mbi 9000 njerëz.

Vetëm 1320 i mbijetuan asaj që sot është tragjedia në det me numrin më të madh të jetëve të humbura./ oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

ELIDA RUSTA: NANË AH, T’KISHE ME ÁRDH EDHE VEÇ NJI HERË!

Nga Elida Rusta

N’prehnin tánd bash si atëherë
ulem shpesh sá me hek brengën.
Peng i mallit tém të justifikuem,
peng që t’lyp me mbushë vendet bosh që m’lén jeta.
Nánë!
Njerëzit a thu kur ikin prej kësaj bote,
ikin njimend??
Kam fillu me besue se s’ka jetë t’përtejme,
se ti shpirti jém,
nuk e kishe lán pa árdh me má prekë kryet
kur sheh sá nevojë kam për ty.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult