Çiljeta: Një dashuri dorëheqjen dha…(Teksti dhe kënga)

Një dashuri dorëheqjen dha,
një dashuri sot ditën e fundit ka,
një funeral në vend të këmbanave,
të dasmave, të dasmave, të dasmave.

Zhduku në djall, sa lehtë mallkimi më del,
pa episod të fundit shkoj kjo telenovelë,
zemren ma pate në pjatë, si për darkë,
por e gjuajte, e gjuajte, si të ish qindarkë.

Zhduku në djall, të më duket thesar,
se zemra e vrarë n’asnjë gazetë jo s’është më lajm i parë,
ndalen veturat për jetë në këtë qytet, ndalet jetë e shkretë.

Një dashuri dorëheqjen dha,
një dashuri sot ditën e fundit ka,
një funeral në vend të këmbanave,
të dasmave, të dasmave, të dasmave…

Një dashuri dorëhqjen jep,
një dashuri e madhe e vetmja në jetë,
as lamtumirë në vend të këmbanave,
të dasmave, të dasmave, të dasmave.

Zhduku ne djall, se mua vellot s’më rrinë,
dhe kjo buqetë e luleve është një mbeturinë,
zemrën ta hapa, me derë e me nderë,
por e gjuajte, e gjuajte, si të ish e pavlerë.

Zhduku në djall, të më duket thesar,
se zemra e vrarë n’asnjë gazetë jo s’është më lajm i parë,
ndalen veturat për jetë në këtë qytet, ndalet jetë e shkretë,

Një dashuri dorëheqjen dha,
një dashuri sot ditën e fundit ka,
një funeral në vend të këmbanave,
të dasmave, të dasmave, të dasmave…

Titulli origjinal i këngës “Dorëheqja”

KËNGËN MUNDA TA DËGJONI DUKE KLIKUAR KËTU

ObserverKult


irma libohova

Lexo edhe:

JU KUJTOHET IRMA LIBOHOVA ME: MË DHE DRITË NGA SYRI YT… (TEKSTI DHE KËNGA)

Kënga “Më dhe dritë nga syri yt” e kënduar nga Irma Libohova, për herë të parë u interpretua në edicionin e 18-të të festivalit të RTSH-së, me tekst të Arben Dukës dhe muzikë të Agim Krajkës.

Kaltëron ky qielli ynë
I qeshur vendi me lastare e gjeth
është veshur plot me fllad edhe me erë
Pranverë, o mbi pranverë

Moj pranverë e vendit tim
Ke ngritur shtatin dhe mendimin tonë
Ke rritur linde ti atë nëntor
Binjake me lirinë

Tekstin e këngës së plotë mund ta klikoni KËTU:

ObserverKult