Cillian Murphy kthehet si Tommy Shelby: Netflix konfirmon zyrtarisht xhirimet e “Peaky Blinders”

Netflix ka konfirmuar zyrtarisht se do të xhirohet filmi “Peaky Blinders”, në të cilin Cillian Murphy kthehet në rolin e Tommy Shelbyt.

Siç raportohet nga Deadline, Netflix i ka dhënë dritën jeshile një filmi artistik ku do të luajë fituesi i “Oscar”, në një rikthim në rolin ikonik të liderit të klanit nga Birminghami.

Tom Harper është drejtor i filmit ende ‘të patitulluar’ dhe ai nuk është i panjohur për serialin, duke pasur parasysh se ka punuar në gjysmën e sezonit të parë.

Xhirimet do të fillojnë më vonë këtë vit nga një skenar i krijuesit të “Peaky Blinders”, Steven Knight. Producentët ekzekutivë janë Harper, David Kosse, Jamie Glazebrook, Andrew Warren dhe David Mason./zeri

ObserverKult


Lexo edhe:

XHELOZIA LIND GJITHMONË ME DASHURINË, POR JO GJITHMONË MBARON ME TË