Çka është “Festa e Luleve”, që çdo vjet mbahet në Shkodër?

Sikurse çdo vit edhe sivjet në Shkodër do të kremtohet “Festa e Luleve”. Aktivitete të larmishme do të organizohen nga Bashkia e Shkodrës.

“Veprimtari të ndryshme kulturore, artistike dhe festive 4 ditore, do të organizohen me qëllim promovimin e traditës tonë shkodrane të dashurisë për lulet, për të bukurën, për kujdesin ndaj natyrës dhe për përcjelljen e kësaj kulture brez pas brezi”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës.

Çka është Festa e Luleve?

Një festë tradicionale që prej vitesh bën bashkë të vegjël e të rritur, në Shkodër të gjithë i këndojnë Lule Borës, Karajfilave, luleve të bukura që sjell pranvera. Ky qytet e ka një arsye, sepse është i bahçeve plot lule të cilave i ka kushtuar 150 tekste këngësh dhe 6 majin e ka pagëzuar si “Dita e luleve”.

Kjo feste e ripërtëritjes në Shkodër festohet plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është mesazhi kësaj dite.

E përgatiti: E. Berisha- ObserverKult

————————————–

Lexo edhe:

XHABIR TABAKU: SHKODRA ÂSHT POEZI. LOÇKË ÂSHT…

Flasim përhanshëm me shkrimtarin Xhabir Tabaku.

Nga: Xhemazije Rizvani

Ç’ka skandaloze në ju?

Nuk e di. Ndoshta keqkuptimi ose moskuptimi. Marrëdhania e detyrueshme me një idiot mbase. A ndoshta gjendja absurditet në të cilën më duhet me veprue jashtë vullnetit tim.

Cilat andrra ju bëjnë të marrë?

Zakonisht andrroj bukur. Por shoh ândrra të marra tasheparë… ndoshta këtu âsht edhe përgjigja për pyetjen e parë. Po këtu âsht . Andrrat e marra më skandalizojnë deridiku. Por s’ndalem gjatë në ândrrat skandaloze. Nuk u zâ besë. Më pëlqejnë ândrrat që dua. Ândrra poetike, e romantike. Ândrra me bregdet, me ekskursione mendore bohemiane. Pra: ândrrat s’më bâjnë të mârrë. Kajherë rrealiteti po. Ândrrat e mârra janë material i mirë për tregime fiksionale. Pra ândrrat s’më bâjnë të mârrë, jo!

A është vendi më tragjik Shkodra, pasi ngrihet mbi gjoksin e një gruaje, sipas jush?

Kur flas për Shkodrën nuk mundem me qenë tamam i besueshëm. Jam i ânshëm ‘ndaj. Shkodra âsht frymore për mua. Nuk âsht qytet, ndërtesa, parqe, lumej a liqen.  Âsht mâ shumë koncept. Po, Shkodra duhet të konceptohet. Tragjike? Jo, jo, jo. Ndoshta pak e trishtë, por a s’më pëlqen trishtimi? -sa të duash! Ngrihet mbi gjoksin e një gruaje Shkodra ime, po. Kjo s’e ban tragjike atë. E ban dashnore. Dashnore e qytetarëve të saj… lozonjare âsht Shkodra e na e llastojmë pa prâ. A s’të thashë në krye të herës se âsht frymore! Shkodra âsht frymë pra, shpirt. E unë jam biri i saj i përvûjtë.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU