Çka është lumturia?, ja si përgjigjej Tina Turner

“Lumturia je ti!” nga Tina Turner

“E di se njerëzit, në të katër anët, ngado ku kam shkuar, gjatë udhëtimeve të mia, kanë një dëshirë të përbashkët: të arrijnë lumturinë e qëndrueshme.

Secili prej nesh dëshiron të jetë i lumtur. Kërkimi i lumturisë është një instinkt thelbësor që e tejkalon besimin dhe kulturën. Gjithçka që njerëzit thonë ose bëjnë lidhet me bindjen, ndonëse shpesh të pandërgjegjshme se veprimet e tyre do t’i çojnë drejt lumturisë.

Çështja është se si ta bëjmë lumturinë të zgjasë. Lumturia është ndjenjë. Dhe, si të gjitha ndjenjat, ajo mund të zbehet po aq shpejt sa shfaqet.

Lumturia e vërtetë dhe e qëndrueshme është e pakapshme. Dhe unë këtë e di mirë.”

Përktheu: Beti Njuma

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËQETHËSE: ISH-BASHKËSHORTI E KISHTE RRAHUR ME SHUFËR TINA TURNERIN- KUR ISHTE SHTATZËNË E DOGJI ME KAFE…

Ishte një udhëtim i gjatë dhe shpesh i dhimbshëm nga një fëmijëri e trazuar në Tennessee rurale drejt shndërrimit në yll botëror. 

Ajo ishte pothuajse 40 vjeçe para se të lirohej nga një marrëdhënie abuzive për t’u vendosur si një artiste solo. E që atëherë bota u magjeps pas Tina Turner.

Fëmijëria e ndërprerë

Tina Turner lindi me emrin Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939 në qytetin e vogël rural të Nutbush, Tennessee.

Babai i saj Floyd punonte në një fermë lokale. Ajo pati një fëmijëri të trazuar. Tina dhe motra e saj e madhe Ajlen u ndanë kur prindërit e saj u transferuan për të punuar në një fabrikë municionesh. Ndërsa shkoi të jetonte me gjyshërit e rreptë fetarë.

Kur familja u ribashkua pas luftës, Anna Mae (Tina Turner) filloi të këndonte në një kishë baptiste lokale…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU