Nga: Fridrih Niçe
Ajo që mund t’i ndajë thellësisht dy qenie njerëzore është ndjenja dhe shkalla e ndryshme pastërtisë. Për çfarë vlejnë gjithë mirësjellja dhe përfitimi i ndërsjellë, për çfarë vlen e gjithë dëshira e mirë e ndërsjellë: në fund të fundit mbyllet aty, “nuk lejojnë dhimbjen e ndërsjellë!” Instinkti më i lartë i pastërtisë e vendos atë që është goditur prej saj në vetminë më mahnitëse dhe më të rrezikshme: në idealizmin më të lartë të instinktit të mësipërm.
Një fuqi e sigurt dhe e papërshkrueshme në lumturinë e banjos, njëfarë lakmie dhe etjeje që në mënyrë të parreshtur e nxisin shpirtin nga mbrëmja në mëngjes dhe nga turbullira, nga “hidhërimi” në qartësi, në vezullim, në thellësi, në stërhollim: një prirje e tillë është një prirje aristokratike, ajo ndan po aq sa edhe e dallon.
Dhembshuria e shenjtorit është dhembshuria për papastërtinë e karakterit njerëzore, të tepër njerëzores. Dhe ka nivele dhe lartësi në të cilat vetë dhembshuria shikohet nga ai si ndotje, papastërti…
*Shkëputur nga libri “Përtej së mirës dhe së keqes” i Fridrih Niçes, përkthyer nga Çlirim Mukli
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
FRIDRIH NIÇE: JA PSE E DASHUROJMË JETËN…
ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie tjera nga Fridrih Niçe:
“Individi duhet gjithmonë të luftoj për ta mbajtur veten të papushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë, ju shpesh do të jeni i vetmuar, dhe ndonjëherë edhe të frikësuar.
“Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për ta paguar, për privilegjin e posedimit të vetes.”
“Ne e dashurojmë jetën jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.”
“Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më”.
“Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme”…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU