“Journal de Salonique” ka botuar, të martën e 19 janarit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me daljen në qarkullim të revistës “Diturija” e drejtuar asokohe nga Mid’hat Frashëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Ky është emri i një reviste mujore të shquar, në gjuhën shqipe, botimi i së cilës sapo ka filluar. Drejtimi i kësaj reviste interesante i është besuar Mid’hat Beut, drejtorit të çështjeve politike.
Sot, mund të themi se Mid’hat Beu është një nga përkrahësit më të flaktë të gjuhës shqipe. Ishte ai që me pseudonimin “Loumo Skendo” botoi për një kohë të gjatë një seri të tërë shënimesh, pjesë vargjesh, studime dhe pjesë të tjera letrare të cilat u vlerësuan shumë nga njohësit. Urimet tona më të mira kolegut tonë.”
ObserverKult
——————-