Claudio Magris: Të jesh i lirë do të thotë të hedhësh pas krahëve dhimbjet dhe lëndimet e mëparshme…

kant lumtur

Nga Claudio Magris

Një pemë për t’u rritur mirë duhet edhe të krasitet; të jesh i lirë do të thotë të hedhësh pas krahëve dhimbjet dhe lëndimet e mëparshme, të harrosh keqtrajtimet që ke pësuar prej një drejtuesi keqdashës a prej nje kolegu mendjengushtë, ngacmimet që ke vuajtur prej fqinjëve që ndotin shkallët apo ngrenë radion në kupë të qiellit, të heqësh dorë nga mbajtja e një protokolli të veprimeve të tua të drejta dhe ato të gabuara.

(Shkëputur nga ‘Udhëtim pa mbarim’ të Claudio Magris)

Përktheu: Mimoza Hysa


Njerezit-po-humbasin-pjekurine-1536x962

Lexo edhe:

OSHO: PUSHTETI JU NEVOJITET VETËM PËR TË BËRË DIÇKA TË DËMSHME, PËRNDRYSHE DASHURIA ËSHTË E MJAFTUESHME…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Osho:

Largojeni idenë për t’u bërë dikush, sepse ju tashmë jeni një kryevepër. Ju nuk mund të përmirësoheni, ju duhet vetëm duhet ta dini, ta kuptoni atë.

Frika më e madhe në botë është mendimi i të tjerëve, dhe momenti kur nuk keni frikë nga turma, ju nuk jeni më një dele, ju bëheni një luan. Një zhurmë e madhe lind në zemrën tënde, zhurma e lirisë.

Kryeni sa më shumë gabime, duke kujtuar vetëm një gjë: mos përsërisni të njëjtin gabim dhe do të zhvilloheni.

Ju keni nevojë për pushtet vetëm për të bërë diçka të dëmshme, përndryshe dashuria është e mjaftueshme, dhembshuria është e mjaftueshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult