Nuk i ndalën torturat ndaj kësaj gruaje derisa u çmend, pas një kohe ndërroi jetë

Foto ilustrim

Tortura gjatë diktaturës, është një ndër pjesët më të errëta të krimeve të komunizmit. Mijëra shqiptarë, u keqtrajtuan në hetuesi e nëpër qelitë e burgjeve të diktaturës.

Studiuesi Kastriot Dervishi, sjell dëshminë për një trajtim çnjerëzor që i bëhej një gruaje 18-20 vjeçare. Në këtë deklaratë të dëshmitarit që kishte parë me sytë e tij se si keqtrajtohej grua e re, gjen detaje të frikshme të mënyrës se si sigurimi i shtetit
dhun onte ata që i kishte cilësuar “armiq të popullit”.

“Deklarim i një dëshmitari për torturat ndaj një vajze në vitin 1948:

“Kanë sjellë të arrestuar edhe një shoqe…. Vinin nga Drejtoria e Sigurimit çdo natë oficerë dhe e merrnin në pyetje duke e torturuar, kështu vazhdoi mjaft kohë. Dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë sepse torturat vazhdonin gjithnjë deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje…

Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. më është dhënë rasti ta shoh. Ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje ta përshkruaj në letër. Dhëmbët e para i kishte të thyera, ngaqë nuk ishte në vete, ndyheshe me vete. Ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësia. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte. Në këtë gjendje, ajo i përngjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare.

Kjo dëshmi përkon me atë të ekspozuar në Bunkart përmes raportit të një efektivi të Sigurimit. Aty tregohet dhuna e ushtruar ndaj Hatlije Tafanit, çfarë tregon se vajza e re e torturuar është pikërisht ajo. Megjithë përcaktimin e përafërt të moshës nga dëshmitari, familjarët kanë treguar për kujto.al që mosha e vërtetë e Hatlije Tafanit ishte 27 vjeç.

“I nënëshkruari N/Toger Anastas Dushku, antar partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministris Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë:

…nga muaj Prill-Maj 1945, në ish Batalionin e IV të Brigadës I M.P. (ish kuestura e vjetër, në rrugën e Barikatave), silleshin të burgosun prej Drejt. Sigurimit dhe mbaheshin në birucat të cilat i kishte krijuar që me kohë
fas hizmi. Atëherë kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte antare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficera dhe e mernin në pyetje duke e torturuar gjith natën. Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse keqtrajtimet vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e mernin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.

Atë e mbanin të çmendur në një birucë të tmerrshme. Atëherë më ishte dhënë rasti ta shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër. Dhëmbët e parë i kishte të thyer. Pastaj, nga që nuk ishte në mënt, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirte. Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare.

Oficerët e Sigurimit vazhdonin ta mernin në pyetje edhe në këtë gjendje. Por, me sa mësova ajo nuk kish’ treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin. kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pa-fajshme.

Por në gjendjen që ajo ishte nuk mundeshe që t’a lironin, prandaj e hoqnë nga biruca ku e kishin dhe e vunë në një dhomë të mirë me ajër dhe diell në katin e sipërm, e ushqenin tashi mirë, me qëllim që ajo të përmirësoheshe dhe pastaj ta lironin. Por ajo vazhdonte të mos ishte në vehte. Dhe një ditë në atë gjendje anormaliteti që ishte u hodh nga dritarja e dhomës së saj 8-10 metra lart, theu këmbën dhe dorën, dhe në këtë gjendje u çua në spital….

Mbas disa javësh mësova që i kishin prerë në spital një dorë dhe një këmbë dhe së fundi vdiq e çmendur.

Emnin e kësaj shoqeje, e kësaj antareje Partie që kaq tmerrësisht u torturua, nuk munda ta mësoj, por për këtë dhe për hollësira të tjera reth këtij krimi të pyetet kapiten i I-rë Sh. Skënderi, tash efektiv pranë Komandës Divizjonit Mbrojtjes Popullit, i cili në atë kohë ish Zv. Komisar i Batalionit IV të Brigadës I M.P. dhe ka marë pjesë në torturimin e saj.”, shkruhej në raport.

Mijëra shqiptarë u torturuan në këtë mënyrë nga organet e hetuesisë e Sigurimit të Shtetit për të mbetur si ngjarje të pazbardhura. Shumë prej viktimave janë ende sot të zhdukur pasi regjimi nuk e dorëzonte trupin e të vdekurit tek familjarët por kujdesej që të zhdukej në vende të fshehta.

Shqipëria është një ndër vëndet unike sa i përket çështjes së fshehjes së krimeve të komunizmit pasi janë rreth 6 mijë të zhdukur me forcë gjatë diktaturës, ende të pagjetur e për të cilët institucionet shqiptare refuzojnë të nisin kërkimet.

kujto.al

—————–

Lexo edhe:

TMERRET E KOMUNIZMIT: NË INTERNIM ME FËMIJËN NË ARKIVOL…

ObserverKult