Çmimi Europian për Letërsinë, ja pesë autorët shqiptarë që janë në garë

Çmimi Europian për Letërsinë grish për herë të tretë edhe letërsinë shqipe, botuesit por edhe autorët. Ky çmim që vjen çdo vit për të ndihmuar autorët e rinj europianë të përcillen edhe në gjuhë të tjera dhe është një mundësi e mirë edhe për letrat shqipe, por një mundësi që ne na vjen një herë në 2 vite.     

Ata duhet të jenë autorë të rinj, jo në moshë, por në numrin e librave. Një tjetër kusht është edhe botimi i ri ose së paku i dy viteve të fundit për Shqipërinë.

Juria shqiptare ka arritur në listën e shkurtër. Ndonëse ‘shortlista’ që është miratuar nga ky konsorcium janë pesë emra. Anëtari tjetër i jurisë për çmimin europian të letërsisë zbulon për A2 CNN se cilët janë dy emrat më të favorshëm për të fituar këtë cmim.

Dy fituesit e mëhershëm nuk kanë fituar vetëm financiarisht, por janë përkthyer në më shumë se 6 gjuhë të tjera. Duke u takuar përmes veprës së tyre edhe me lexues të përtej kufijve apo kulturës së tyre gjuhësore.

Pritet që emri apo emrat e kandidatëve shqiptarë të shpallen brenda muajit prill, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve në Bruksel do të përcaktojë fituesit e këtij financimi europian.

LEXO EDHE: “Poeti evropian i lirisë”/ Luljeta Lleshanaku, kandidate për çmimin që jepet nga Polonia