Çmimi evropian, Gjirokastra mes 18 vendeve fituese

Komisioni Evropian dhe “Europa Nostra” bënë publike fituesit e vitit 2021, të çmimit evropian për Trashëgiminë. Mes 24 arritjeve shembullore, nga 18 vende të Evropës, një çmim shkon për Fondacionin Gjirokastra, nga Shqipëria.

Juria deklaroi se: “Përpjekjet e fondacionit promovojnë një brez të ri arkitektësh, zejtarësh dhe profesionistësh të tjerë, duke krijuar projekte të rijetëzimit, mbrojtjes dhe rigjallërimit të qytetit të Gjirokastrës”

Njëri prej ekspertëve kryesorë që loboi për dosjen e Gjirokastrës, tha megjithatë, se çmimi përveçse promocion për Gjirokastrën është edhe sfidë që imponon zgjidhje më të qëndrueshme në të ardhmen, transmeton ‘konica.al’.

Duke folur online gjatë eventit, komisionerja evropiane Mariya Gabriel, tha se: “Fituesit e çmimeve evropiane të trashëgimisë janë ambasadorë të bukurisë së trashëgimisë europiane, qoftë kjo traditë apo dije, arkitekturë mbresëlënëse, apo mënyrë sesi trashëgimia mund të bashkojë komunitete dhe breza”.

LEXO EDHE: Zbulohen mure fortifikuese mesjetare në sheshin në Gjirokastër, ndërpriten punimet në qendrën muzeale