Çmimi Kombëtar i Letërsisë, ja kandidaturat?

kandidaturat çmimet shqiperi ministria librat

Nga Qendra e Librit dhe Leximit janë shpallur kandidaturat për Çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2022.

Deri tash janë publikuar Kandidaturat për këto çmime:


Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit

ObserverKult


të dua! poezi nga dhori qiriazi

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA DHORI QIRIAZI: KUR TË VIJË ÇASTI E DASHUR…

Dhori Qiriazi ishte shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar, por mbi të gjitha poet lirik. Ishte, sipas Ali Aliut, ndër ata poetë që nuk shkaktojnë rrëmuja të zhurmshme në asnjë atmosferë dhe mjedis kritik, dhe kjo është ajo që e karakterizon vargun e tij. Qetësia e përhershme, konstante…që rrezaton ngrohtësi miqësore dhe disponim paqedashës.

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të lirikut Dhori Qiriazi:

Të dua!

Të dua!
Mendohu!
Të dua!
Kapërcej udhëkryqet e jetës,
kapërcej shiritat e bardhë të rrugëve të asfaltuara
me këto fjalë të përjetshme: “Të dua!”

Oh, si janë qiejt tanë të kaltër,
më të butë se mëndafshi i deteve mesdhetare!
Atje ndizen me miliona yje natën,
ndërsa unë, në kupolë të tyre, kam shkruar:
“Të dua!”

Mbi rërën e plazheve kam shkruar: “Të dua!”,
Mbi dyert e kabinave: “Të dua!”,
mbi granitin e maleve: “Të dua!”
Dhe kam zbritur poshtë hendekëve
dhe livadheve të gjelbra plot lule: “Të dua!”;

Poezitë tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult