Çmimin “Lumo Skëndo” sivjet e fiton shkrimtarja, Lea Ypi

Shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi, ka marrë çmimin “Lumo Skëndo”. Ceremonia u zhvillua ditën e djeshme.

Ypi mori çmimin “Lumo Skëndo” si autore e librit “Të lirë”. Motivacion shquante vlerat në trajtesën origjinale artistike dhe filozofike të konceptit të lirisë. Bëhet fjalë për kohën e diktaturës komuniste dhe tranzicionit demokratik në Shqipëri.

Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës. Është vlerësuar se ato përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.

Krahas saj në garë ishin dhe autorë si Fatos Lubonja, Rubens Shima, Fatmir Toci dhe Kujtim Shala.

Lubonja me “Jetë burgu”, Shima me “Posteri shqiptar”, Toci me “Arbëreshët” dhe Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”, humbën garën.

Të pranishëm në ceremoninë për ndarjen e çmimit “Lumo Skendo” kanë qenë një sërë figurash të shquara nga bota artit të shkruar. Nuk mungonte as ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.


Lexo edhe:

YPI RRËFEN KALVARIN E FAMILJES SË SAJ NËN REGJIMIN E ENVER HOXHËS

lea ypi lumo skendo
Lea Ypi

Lea Ypi, ka rrëfyer historinë e jetës së saj gjatë kohës së komunizmit.

Ajo ka folur për “Të lirë”, librin e saj për Shqipërinë e rrënuar në diktaturë. Po ashtu ajo është shprehur edhe për fëmijërinë, familjen dhe përpjekjet për liri.

Rrëfimi i shkrimtares për Financial Times:

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult