ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Nëse e dashuron punën që bën, nuk do të punosh asnjë ditë në jetën tënde./ Tommy Lasorda
Mund të kesh fat një herë apo dy, por fitoret janë rezultat i punës./ Marcello Lippi
Kush turpërohet nga puna që bën, nuk mund të ketë respekt për vetveten./ Bertrand Russell
Kushdo që ushqehet pa punuar është një hajdut./ Mahatma Gandhi
Nuk kemi nevojë për gjëra të mëdha, as për njerëz të mëdhenj. Kemi nevojë veç për njerëz të ndershëm./ Benedetto Croce
Vendit tonë i nevojiten thonj më të pistë e mendje më të pastra./ Will Rogers
Puna shfaq karakterin e vërtetë të njerëzve: disa përvjelin mëngët, disa sillen rrotull e disa as që duken fare./ Sam Wing
Një ditë vajtimi konsumon më shumë forcë se një vit pune./ Alphonse De Lamartine
Ka një kohë për të punuar e një kohë për të dashuruar. Pastaj s’na mbetet më kohë./ Coco Chanel
Mënyra më e mirë për të filluar diçka është t’i lësh llafet e t’i futesh punës./ Walt Disney
Nuk është puna që i vret njerëzit, por shqetësimi. Puna është shëndet, ndërsa shqetësimi është ndryshku në teh./ Henry Ward Beecher
ObserverKult