Coelho: Mbylleni ciklin… ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë…

Nga Paulo Coelho

Mbylleni ciklin. Ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë. Gjithmonë duhet të dimë kur një fazë merr fund. Nëse insistojmë të qëndrojmë atje më gjatë seç duhet, do të humbasim gëzimin dhe kuptimin e fazave të tjera që duhet të jetojmë. Të mbyllim cikle, dyer, të kthejmë faqe, të përfundojmë kapituj, pavarësisht si e themi, çfarë është e rëndësishme është të lëmë pas momentet e jetës sonë të kaluar.

Keni humbur punën tuaj? Mbaroi një marrëdhënie? U larguat nga shtëpia e prindërve tuaj? Keni shkuar jashtë vendit? Miqësia që keni kultivuar për kaq kohë u zhduk pa shpjegime? Mund të kaloni shumë kohë duke menduar se pse ndodhi kjo. Mund t’i thoni vetes se nuk do të bëni as një hap para se të kuptoni shkaqet që papritmas i bënë pluhur disa prej gjërave që ishin aq të rëndësishme dhe konstante në jetën tuaj.

Ky qëndrim, megjithatë, do të dëshmohet shumë psikotik për të gjithë: Prindërit, burri ose gruaja juaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj, motra juaj, të gjithë do të përfundojnë kapituj, do kthejnë faqe, do lëvizin, dhe të gjithë do të trishtohen sepse ndodheni në gjendje të keqe. Askush nuk mund të jetë njëkohësisht në të tashmen dhe në të kaluarën, as kur përpiqemi të kuptojmë çfarë po ndodh me ne. Ajo që kaluan nuk do të kthehen: Nuk mund të qëndrojmë përgjithmonë fëmijë, adoleshentë të vonë, djem që ndihen fajtorë ose të zemëruar me prindërit e tyre, të dashuruar që jetojnë ditë e natë një lidhje me dikë që është zhdukur dhe nuk ka ndërmend të kthehet.

Gjërat kalojnë dhe më e mira që ne mund të bëjmë është në fakt t’i lëmë të shkojnë. Prandaj është kaq e rëndësishme (sado e dhimbshme që të jetë) të shkatërrojmë kujtime, të shpërngulemi, të japim gjëra në jetimore, të shesim apo të dhurojmë librat që kemi. Çdo gjë në botën e dukshme është një shfaqje e të padukshmes, e atyre që ndodhin në zemrat tona, dhe duke shkatërruar disa kujtime, do të thotë që krijojmë hapësirë që kujtime të tjera të marrin vendin e tyre. Ç

lirohuni nga gjërat. Lërini të shkojnë. Askush nuk luan me letra në shënjuara në jetë, kështu që njëherë fitojmë dhe njëherë humbasin. Mos prisni që t’ju kthejnë diçka pas, të njohin përpjekjet tuaja, të zbulojnë gjenialitetin tuaj, të kuptojnë dashurinë tuaj. Ndaloni të ndizni televiziorin e emocioneve tuaja dhe të shikoni të njëjtin emision që ju tregon se sa shumë keni vuajtur nga një humbje: Vetëm ju helmon, asgjë tjetër.

Nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa të mos pranojmë ndarje dashurie, premtime për punë që nuk kanë një datë specifike fillimi, vendime që shtyhen vazhdimisht në emër të “momentit ideal”. Para se të filloni një kapitull të ri, duhet të përfundojë i vjetri: Thuajini vetes se ajo që ka kaluar nuk do të kthehet më.

Mos harroni se dikur do të mund të jetonit pa këtë gjë ose këtë njeri, asgjë nuk është e pazëvendësueshme, zakoni nuk është domosdoshmëri. Mund të duket e qartë, mund të jetë akoma dhe e vështirë, por shumë e rëndësishme. Të mbyllni cikle. Jo nga mendjemadhësia, dobësia apo arroganca, thjesht sepse diçka nuk është më pjesë e jetës tuaj. Mbyllni derën, ndryshoni disk, pastroni shtëpinë tuaj, shkundni pluhurin. Ndaloni të qenit ata që ishit dhe shndërrohuni në atë që jeni.

*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt

ObserverKult


Lexo edhe:

PAULO COELHO: NA ISHTE NJËHERË NJË MBRETËRI, KU JETONIN VETËM NJERËZ TË LUMTUR…