kthehu në vargun e Homerit kthehu atje prej nga erdhe koha jote s’është kjo, kthehu liroji njerëzit prej vetvetes e hijeve liroji prej maskave e ikjeve liroji prej pagjumësisë e heshtjeve liroji prej etheve e shirave koha jote s’është kjo kthehu në vargun e Homerit Troja ra e Marsejezën kahmot s’e këndojnë njerëzit.