Coelho: Njeriu ka nevojë për më të keqen e tij për të arritur më të mirën…

paulo coelho
Paulo Coelho

Thënie të ndryshme nga mendje të ndritura:

Pa miq askush nuk do të jetonte dot, edhe po të kishte të gjitha të mirat e tjera./ Aristoteli

Mendojmë se të jesh i rritur do të thotë të jesh i pavarur e të mos kesh nevojë për askënd. Ja përse të gjithë po vdesim prej vetmisë./ Leo Buscaglia

Kur je vetëm në trup e në shpirt ke nevojë për vetmi, dhe vetmia shkakton tjetër vetmi./ Francis Scott Fitzgerald

Vesit që nuk i kundërvihemi, bëhet nevojë./ Shën Agustini

Kush s’është i aftë të jetojë në shoqëri, apo nuk ka nevojë sepse i mjafton vetvetja, ose është kafshë ose hyjni./ Aristoteli

Nevoja është justifikimi për të gjitha dhunimet e lirisë njerëzore: Është argumentimi i tiranëve dhe kredoja e skllevërve./ William Pitt i Riu

Gjithnjë kemi nevojë për dikë që ka nevojë për ne./ Romain Gary

Gjithçka që të nevojitet është dashuria./ The Beatles

Njeriu ka nevojë për më të keqen e tij për të arritur me të mirën./ Paolo Coelho

/ObserverKult