ObserverKult ua sjell disa thënie të Paulo Coelhos:
Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.
Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura, nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan.
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë përvojën.
Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj.
Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.
Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.
ObserverKult
Lexo edhe:
COELHO: DASHURIA NA PLAK PARA KOHE DHE NA RINON KUR RINIA NA KA LËNË
Buzë lumit Piedra…
… U ula dhe qava. Legjenda thotë se gjithçka bie në ujin e këtij lumi, gjethe, insekte, pendë zogjsh, shndërrohet në zaje për shtratin e tij. Ah, ta shkulja zemrën nga gjoksi dhe ta hidhja në rrjedhë, atëherë nuk do të kishte më dhimbje, as përmallim, as kujtime.
Buzë lumit Piedra u ula dhe qava. I ftohti i dimrit më bëri t’i ndiej lotët mbi fytyrë: lot të nxehtë që u përzien me ujërat e akullta që rridhnin para meje.
Diku, lumi bashkohet me një tjetër, pastaj edhe me një tjetër, derisa larg syve të mi dhe larg zemrës sime, të gjitha ujërat bashkohen me detin.
Le të rrjedhin lotët e mi aq larg, saqë dashuria ime të mos e marrë vesh kurrë se kam qarë për të.
Le të rrëshqasin lotët e mi tutje, që atëherë ta harroj lumin Piedra, manastirin, kishën mbi Pirenejtë, brymën dhe shtigjet që kemi prekur bashkë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU