Libri “Alkimisti” nga shkrimtari Paulo Coelho është i njohur në tërë botën, një nga librat më të shitur në histori.
Historia e librit fokusohet tek Santiago, një i ri andaluzian në kërkimin e tij për thesarin më të çmuar në botë. Kjo histori e pabesueshme i shtyn njerëzit në mbarë botën të ndiejnë zemrat e tyre, të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të përballen me pengesat e jetës.
Më poshtë janë 10 mësime për jetën që Paulo Coelho na mëson tek Alkimisti.
“Tregojini zemrës suaj se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja dhe se asnjë zemër nuk ka vuajtur kur ishte në kërkim të ëndrrave të saj, sepse çdo sekondë e kërkimit është një takim i dytë me Perëndinë dhe me përjetësinë”.
“Nëse ajo që ju gjeni është bërë me lëndë të pastër, ajo kurrë nuk do të përfundojë dhe ju gjithmonë mund të ktheheni pas. Nëse ajo që keni gjetur ishte vetëm një moment drite, si shpërthimi i një ylli, nuk do të gjeni asgjë kur të ktheheni”.
“Kur çdo ditë është e njëjtë si e mëparshmja, kjo është për shkak se njerëzit nuk mund të dallojnë gjërat e bukura që ndodhin në jetën e tyre çdo ditë”.
“Për shkak se unë nuk jetoj në të kaluarën ose në të ardhmen time, unë jam i interesuar vetëm për të tashmen, nëse mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur”.
“Ja se çfarë bëjnë alkimistët, tregojnë se kur përpiqemi të bëhemi më të mirë, atëherë gjithçka që na rrethon bëhet më e mirë”.
“Kur një person merr një vendim, ai në të vërtetë zhytet në një rrymë të fortë që do ta çojë në vendet që kurrë nuk do të kishte imagjinuar se do shkonte, kur mori vendimin në krye të herës”.
“Unë e shoh botën në lidhje me atë që unë do të doja të shihja të ndodhte, jo se çfarë ndodh me të vërtetë”.
“Sekreti i jetës, megjithatë, është të rrëzohesh shtatë herë dhe të ngrihesh tetë”.
“Nëse dikush nuk është ajo që të tjerët dëshirojnë të jetë, të tjerët zemërohen, të gjithë duket se kanë një ide të qartë se si duhet të jetojnë të tjerët, por askush nuk mund t’ju thotë ta bëni atë në rrugën e tyre”.
“Ka vetëm një mënyrë për të mësuar: përmes veprimeve.”/ObserverKult