Colton: Miqësia përfundon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë!

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie të Charles Caleb Colton:

Të pasurit, vetëm kur sëmuren e kuptojnë paaftësinë e të mirave materiale.

Shumë prej atyre që ditët u duken të gjata, jeta u duket e shkurtër.

Miqësia përfundon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë.

Trupi dhe mendja, si burri e gruaja, jo gjithmonë janë dakord të vdesin bashkë.

Askush nuk i do më shumë sekretet se ai që nuk ka ndër mend t’i mbajë.

Kërkojmë një këshillë, por presim një miratim.

Imitimi është forma më e sinqertë e lajkës.

ObserverKult

———————————-

LEXO EDHE: GOETHE: ÇFARË DO TË ISHTE BOTA PA DASHURINË?

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë. /Pablo Neruda

Bukuria mbetet vetëm një skicë, është karakteri ai që e bën një person të jetë një kryevepër. /William Shakespeare

Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur./ Susanna Casciani

Për dashurinë jap jetë, për lirinë jap dashurinë. / S. Petof

Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash./ Victor Hygo

Çfarë do të ishte bota pa dashurinë? Si xixëllonja pa dritë./Goethe

Dashuria e thellë fillon me miqësi./ Ann Landers