Goethe: Çfarë do të ishte bota pa dashurinë?

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë. /Pablo Neruda

Bukuria mbetet vetëm një skicë, është karakteri ai që e bën një person të jetë një kryevepër. /William Shakespeare

Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur./ Susanna Casciani

Për dashurinë jap jetë, për lirinë jap dashurinë. / S. Petof

Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash./ Victor Hygo

Çfarë do të ishte bota pa dashurinë? Si xixëllonja pa dritë./Goethe

Dashuria e thellë fillon me miqësi./ Ann Landers

ObserverKult

—————————————————-

LEXO EDHE: DUHET MË SHUMË GUXIM PËR TË HARRUAR SE PËR TË KUJTUAR…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit danez, Søren Kierkegaard:

Duhet më shumë guxim për të harruar se për të kujtuar.

Besimi fillon pikërisht aty ku arsyetimi mbaron.

Njeriun s’e tremb asgjë më shumë se vetëdijësimi mbi atë që është i aftë të bëjë e të bëhet.

Kush zvarritet përtokë nuk është i ekspozuar të rrëzohet aq lehtë sa ai që ngjitet majave të maleve.

Më mirë të japësh se të marrësh, por nganjëherë mund të ketë më shumë përvujtëri në të marrë se në të dhënë.

Madhështia nuk ka të bëjë me të qenët ky apo ai, por në të qenët vetvetja, e këtë gjë secili e arrin, nëse do.

Ironia është syri i mprehtë që di të pikasë gabimin, absurdin dhe kotësinë e jetës.

Në çdo fushë të jetës janë të paktët që dinë; të shumtët janë injorantë.

Askush s’është i aftë të të thotë përse ti ekziston, por meqenëse je këtu, përpiqu t’i japësh një kuptim ekzistencës sate.


LEXO EDHE: “NUK ËSHTË NEVOJA TË NXITOSH, AS TË SHKËLQESH, AS TË JESH DIKUSH TJETËR, POR THJESHT VETVETJA”

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares britanike, Virginia Woolf:

Një drekë e mirë i jep shije bisedës. Nuk mund të mendosh mirë, të dashurosh mirë apo të flesh mirë, nëse nuk ke drekuar mirë…

THËNIET TJERA MUND T’I LEXONI KËTU