ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit polak, Joseph Conrad:
Përveçse nga miqtë, njeriu mund të gjykohet edhe nga armiqtë që ka.
Rrugët që shpien në plotësimin e dëshirave të zemrës, janë të gjitha të gjata.
Të mira apo të këqija, të rëndësishme apo jo, gjërat ndodhin vetëm rastësisht.
Është tipike e njeriut të papërvojë, të mos besojë në fat.
Sa më inteligjent të jetë njeriu, aq më pak i beson absurdit.
E vërteta mund të jetë edhe më e ashpër se karikatura.
Mjerë ai njeri, zemra e të cilit, që në rini nuk ka mësuar të shpresojë, të dashurojë dhe të ketë besim tek jeta.
ObserverKult
————-
Lexo edhe: