COVID-19 ia merr jetën regjisorit të njohur, Kujtim Gjonaj

Kujtim Gjonaj

Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur, Kujtim Gjonaj. Mësohet se ai u nda nga jeta dje në moshën 74-vjeçare.

Në një reagim, Shoqata e Botuesve Shqiptare thotë se Gjonaj ka dhëne një kontribut me vlerë në pasurimin e bibliotekës shqiptare me autorë të shquar.

LEXO EDHE: NDËRRON JETË REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, NUK ARRITI TA MPOSHTTE COVID-19

“Sot u nda nga jeta Kujtim Gjonaj, skenarist e regjisor i filmit dokumentar nga më të njohurit. Por edhe një nga botuesit e rëndësishëm të librit. Si themelues i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare” ai ka sjellë një kontribut me vlerë në pasurimin e bibliotekës shqiptare me autorë të shquar. Kujtimin do e kujtojmë për të gjitha punët e mira që ka bërë. Por edhe si një mik e koleg shumë të dashur, bashkëpunues e përherë buzagaz e me fjalë të ngrohta. Të qoftë dheu i lehtë, mik e koleg i paharruar!”.