Ndërron jetë një nga violinistët më të spikatur të Teatrit të Operas dhe Baletit, Pavllo Papalilo.
Papalilo ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare për shkak të Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga një postim i vetë TKOB në faqen zyrtare të saj.
“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të një ndër violinistëve të spikatur të TKOBAP-së, Pavllo Papalilo. Pavllo Papalilo u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot. Violinisti Papalilo e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1970 si violinist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit deri në daljen e tij në pension në vitin 2013. Pasioni dhe korrektësia ka karakterizuar violinistin Papalilo në punën e tij për 4 dekada me radhë, duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e realizuara nga TKOB, opera, balete, koncerte simfonike, si brenda dhe jashtë vendit. Do të mbetet artisti që u shqua për urtësinë dhe thjeshtësinë e tij, njeriu model i orkestrës. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij”, shkruhet në njoftimin zyrtar.