COVID-19 nuk ndal festivalin, performuan 10 grupe polifonike nga treva të ndryshme

Në edicionin 6-të, përveç ansamblit “Lunxhëria” performuan 10 grupe të tjera polifonike nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse.

Qytetarët duken të shkujdesur kundrejt masave që dikton pandemia, edhe pse organizatori shprehet se është rekomanduar përdorimi i maskave.

“Divanit Lunxhot” është në vitin e 6-të.  Këtë vit bëhet në kushte të veçanta për shkak të pandemisë. Sheshi është me karrige të distancuar. Njerëzit janë porositur të vijnë me maska. Edhe grupet para dhe pas përforcimit do jenë me maska. Nuk kemi organizuar as zejtarinë, as kulinarinë. Kushtet ishin të tilla që nuk i realizuam, dot”, tha organizatori, Koço Vasili.

Artistët shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë festival në kushte të pazakonta.

“Për mua është herë e parë që vij në këtë koncer. Kam ardh disa herë në Gjirokastër. Një bravo të madhe që në këtë kohë të vështirë pandemi e bëjnë të mundur që shpirti artistik të lëvize. Çdo vend është me protokolll”.

“Po respektojmë masat. Nuk e vendosim maskën se do këndojmë. Kam frikë. Shpresojmë të shpëtojmë sa më parë. Kam 53 vjet që këndoj. Përgëzoj orginazitorë” , thanë disa nga artistët.  

“Divani Lunxhiot” që u zhvillua në fshatin Dhoksat u mbështet edhe nga Bashkia e Gjirokastrës./shqiptarja.com