Shqiptarja puth çdo mashkull që takon, tregon arsyen e veçantë (FOTO)

Një 24-vjeçare shqiptare nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e medieve të huaja dhe rrjeteve sociale, për shkak të fotografive që ka realizuar në monumentet më të famshme në botë, duke u puthur me të huaj të rastësishëm atje.

E reja Kristiana Kuqi është vajza, e cila pozon duke u puthur me persona të rastësishëm që takon në çdo vend që ajo viziton, dhe më pas fotot i shpërndanë në rrjetet sociale me ndjekësit e saj.

24-vjeçarja postoi një seri fotografish në Twitter nga Kulla Eifel, teksa puthej me një të panjohur.

Këtë djalë e kam takuar në Kullën Eifel dhe i kërkova të realizonim një foto duke u puthur, duke pretenduar se kam kaluar çaste romantike”, shkruante Kristiana Kuqi.

Vajza nga Kosova, e cila është diplomuar në një universitet në SHBA dhe jeton në Virxhinia, shprehet se ka një arsye të madhe pse i bën këto poza.  

Unë jam e apasionuar pas fotografive. Kur jetoja në Kosovë, vendi po përjetonte një gjenocid dhe ishte në gjendje lufte. Nuk kam asnjë fotografi nga fëmijëria. Edhe ato pak që kisha, u dogjën gjatë luftës. Gjithmonë kam dashur fotografi romantike në vendet që kam vizituar. Është një lloj nxitje momentale, por sigurohem që të jetë dikush gati për ta bërë këtë gjë. Padyshim që përpiqem të gjej dikë që ngjason si tipi im dhe dikë në moshën time”, u shpreh 24-vjeçarja.

Vajza shqiptare tregoi se ende nuk është refuzuar nga asnjë djalë që i ka kërkuar ta putheshin teksa bënin foto.

Kristiana e bën këtë gjë prej disa vitesh. Ajo tregon se ka marrë mesazhe të këndshme edhe nga vajza të tjera, që ndjekin këtë “stil jete”, pasi është vlerësuar shumë për guximin e saj dhe karakterin e saj femëror.

Burimi: LADbible