“Ç’trishtim…”, Rudina Papajani lexon poezinë e Skënder Rusit

Poezi nga Skënder Rusi

Ç’trishtim, të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)

Ç’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket,
Si Esenini rrugëve të Moskës!

Ç’trishtim, në këtë qytet të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç pizhamat me vija,
Dhe numërat në shpinë apo në krah!

Ç’trishtim në këtë qytet që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’më le, edhe unë nuk mundem!

Ç’trishtim, në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg prej tij, sa më larg!…

ObserverKult


skënder rusi
Skënder Rusi

SKËNDER RUSI: PO MË IKIN DITËT, PO KTHEHEN NË NET


Lexo edhe:

NJË VËLLA IA EKZEKUTUAN, DY JA BURGOSËN, E PRENK JAKOVËN E DETYROI ENVERI TË BËNTE…

Vuajtjet e panjohura të kompozitorit të operave “Mrika” dhe “Skëndërbeu”, shumë pjesëve muzikore dhe këngëve të famshme si “Margjelo”. Prenk Jakovës regjimi komunist i vr au një vëlla dhe i burgosi dy të tjerë. Pa kursyer as atë vetë, duke e sulmuar te pika tjetër e rëndësishme veç familjes, muzika. Kjo ishte goditja e fundit që shpirti i tij mund të përballonte

Mahnia që shkakton talenti i disa artistëve, bëhet shtangëse kur mëson vuajtjet, në bashkëjetesë me të cilat, kanë krijuar. Dhe Prenk Jakova ka pasur shumë të tilla. Më të mëdhatë e të cilave ia ka shkaktuar pikërisht regjimi komunist.

Komunistët i vr anë vëllain dhe më pas i burgosën dy vëllezër të tjerë. Duke e përballur edhe vetë Prenkën me kërcënimin e burgut dhe internimit.

Ndërkohë që, ndërsa krijonte, ai duhej të kujdesej edhe për nënën e paralizuar, Rozën. Së cilës, Fatbardha Saraçi Mulleti në librin e vet, “Kalvari i grave në burgjet komuniste”, i ka kushtuar një paragraf të gjatë. Ku ka përmbledhur vuajtjet e kësaj nëne dhe djemve të saj…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU