Skënder Rusi: Po më ikin ditët, po kthehen në net

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Poezi nga Skënder Rusi

Po më ikin ditët, po kthehen në net,
Dua t’i vonoj, po kot e paskam!
Si një varkë që fut ujë secila rrëshqet,
Ndaj unë nuk besoj më tek varkat!

Ka ardhur koha që duhet nxjerrë,
Gjithë ai ujë që vazhdimisht shtohet!
Dhe unë jam vetëm, krejtësisht i vetëm,
Në këtë botë ku vetëm luf tohet!

Kam qenë i dënuar me fatin e përrenjve,
Më duhet të gjej lumin për të hyrë në det!
Dhe atëhere, unë them, atëherë,
Do t’i bëj ditët, të mos kthehen në net!

*Titulli i origjinalit: “Jeta ime”

ObserverKult

mos më duaj më skënder rusi
Skënder Rusi

LEXO EDHE:

ALMA N. LIÇO: I PËRKAS BREZIT QË LEXONIM LIBRA

Ndoshta për mungesë të mjeteve të sotme mediatike apo ato të informimit publik, (që më së shumti aktualisht çorientojnë dhe keqinformojnë), ndoshta se besonim në vlerat dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në terrin ku jetonim, ndoshta se ishte e vetmja mënyrë për të sfiduar deri diku censurën dhe të zhvillonim ndjenjat, intelektin, mënyrën e të menduarit jashtë klisheve të kohes.

Ishte si të thyenim prangat e propagandës, skllavërisë dhe të izolimit.
Ngjarjet, personazhët e tyre kanë shënjuar rininë tonë.

Ishin frymëmarrje ndryshe, ishin horizont, ishin shumëçka. E si mund të harrohet Anjeza e David Koperfildit, apo tre shokët e Remarkut?

Por, po aq magjike është t’u rikthehesh atyre, në një tjetër kohë, në tjetër këndvështrim, në një tjetër fokus. Eshtë rizgjim nga letargjia e viteve. Kupton se je rritur bashkë me ta, je maturuar, ke ndryshuar ashtu si ata.

Rileximi arrin te risjelle ne aktualitet cili ke qene dhe personi qe aktualisht je. Çfarë të interesonte, çfarë e ndryshme të intereson.

Është një rrugëtim brenda unit dhe evolimit të pashmangshëm të tij. Të bën të jetosh paralelisht jetën që ishe dhe atë që je.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult