Çun Lajçi: Arzanë zanë e shitueme

Nuk di ishte mbasditë a mengjes i hershëm, vërtetë nuk di, se qentë e shtëpisë dy herë kanë sevdatë e veta, kur të takova me motrën aty mes tre soliterve.
Vesa ishte tue shetitë qenin ti tue i ba shoqni!
Hej, ku je artist që s’plakësh, m’thirre. Ndalu!
Si s’të bjen n’dërmen ndonjiherë për rexhizorën e n’tel me m’thirrë?
A e din sa ma ke zbukurua atë “Fushë mëllenjash” ?
Hej, s’ke luejt jo, po n’rol m’u ke shkri e mua m’ke ba t’madhe, m’the, tue qeshë e ngryk me more.
Sa shumë me përqafove moj e trisht!
Vesa u knaq tue na pa.
M’thirre n’premierë “n’PriFest” t’thash po, do t’vi, e s’erdha, e ti ike, e filmin tand me Çunin brenda tij, mbeta pa e pa?
Përqafoma Bubën time diku n’botën e luleve e tregoi për rolin babës plak e thuej: Çuni n’filmin tim s’do t’luen ma, se n’premierë nuk erdhi!
Pusho n’krahët e Bubës Arzanë zanë e shitueme!
P.S
Mehmet e ti nanë e Veses edhe juve t’Krajës, ngushëllime!

Diku n’Prishtinë, 13.11.2019

ObserverKult