Çun Lajçi: Dashtë t’kam e ngi s’jam me ty…

çun lajçi dashni mes malesh

Jetë e plakje

Qe besa dashtë t’kam e ngi s’jam me ty
E mbetë m’ke dëshirim
Kurrë boll e kurrë taman e kurrë pak
E shkurtë e gjatë e egër e butë
Jetë n’krahët e mi t’thyem
Nji herë ma dhe dritën nji herë vajin
Pak mjaltë nji herë
Nji herë rritën nji herë gazin
Djalërinë ma dhe e shpejtë plakjen
Rrëshqitas nusen vajzën djalin
E kurrë boll e kurrë pak
I ri kurrë
Veç jetë dëshirim e plakje
Qebesa dashtë t’kam e ngi s’jam me ty
E ti ngi me mua
Që kur piva ujë n’gurrën tande

Dardani, 02.07.2020

Çun Lajçi bubulina
Çun Lajçi

Lexo edhe:


ÇUN LAJÇI: HARROMË N’MUJSH ME M’HARRUA… SE UNË…

Harromë n’mujsh me m’harrua Rugovë!
Pepi nuk zbriste ma poshtë se deri n’Shkallën e vet. Mbi Shpellën e Hasan Sylës ndalej. N’kërshat me molikë e çetinë, ulej kambëkryq, si copë shkambi! Rrinte kacul mes dy katundësh: Njeni të qielli e tjetri të xhamia. Ai rranxë Hajlës e ky rranxë Shkallës se vet! Nji Shkallë katundi i ndante e nji Qafë katundi i lidhte vllaznit e nji nane!
E vnonte n’gju qesën e saftjanit me duhan, fleta t’thata!

Unurin me eshkë e gurin e gacës, ngadalë i nxjerrte prej xhepit t’sahatit. Tue dredhë fletën e duhanit, ia lëshonte sytë me temena katundit, që i rrinte si sini, poshtë kambëve të tij. E zbulonte me shikim t’thekun, thua se po ia heqte jorganin vëllaut mbi shtrat. Mandej e thërriste vllakun e vogël, por jo pa ia qitë tymin duhanit t’sert. Jo rrallë herë vonohej me i çua za vllakushanit, se eshka n’unur nuk ndezej. Ritavej viranja nga mjegullat e gacat e gurit s’bajshin punë...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU