Dje thanë provoi me ecë Mirakja
me ecë e mos m’u ndalë
mos m’u ndalë e mos me mbrri
te ti as te guri
rrugët me i sosë kishte provua
kambët s’e kishin mbajtë e s’ishte shtri.
A more vesh Galushë
dy herë ishte rrëxua e prej inatit kishte qa
të tretën s’e kishte provua
ishte shtri
e s’ishte çua ma.
A more vesh kaçurrelja e viteve t’mia
mbramë e provoi e mbramë u thye
me ecë deshti mos m’u ndalë
me shkua e kurrë mos m’u kthye
Galushë
dje shkoi Mirakja jote nëpër fushë.
*Titulli i origjinalit “Galushë”
ObserverKult
Lexo edhe: