Çun Lajçi: Kur harrohesh…

Çun Lajçi

Orën e ka të saktë edhe rrugën
për tek kafja ku rri unë
mund t’jetë nandë e njizetë
jo ma pak
për ma shumë ka faj furraxhiu
që vonohet
Nji bukë n’qese, nji kaçketë, n’kokë
nji maskë n’hundë
dhe fjalët e njëjta
Mirëmëngjes
po ku je o Çuni i Mulës
thotë Marashi n’derë t’kullës
po ku je o Marash Uçi
… dhe i ndalet ora
ma shumë s’i kujtohet
kaq di unë thotë
i din ti tjerat
dhe vazhdon rrugën Arif Riza
Beg Rizën e kishte t’vetin
por vitet iu kanë plakë
edhe memorja
Ulu e lus çdo ditë e çdo ditë m’thot
jo
deshta me t’përshendet’
me Fishtën
po t’shoh se ke mbetë vetëm
trimat kanë vdekë.

Dardani, 27.07.2020