Çun Lajçi: Po të lâ det i trazuem

I premë fuqie
nga dora prehcake
e zemra e tradh’tueme,
i krypun dhe i rrahun valve,
po t’la det i trazuem
me sytë e shterrun t’Samsonit
n’prehën Dalile
mbushun lot e puthje,
e po iki
i fundosun dhimbjësh
për flokët e preme dashnie.

Tel Aviv 17.7.2017