Çun Lajçi: Vdekja s’asht dashunia që vret

Vdekja s’asht dashunia që vret, poezi nga Çun Lajçi

Dhimbje s’janë veç vdekjet
As vdekjet dhimbje që s’durohen
Jo. Ka diçka të tepërt mes ikjes e ardhjes
Malli vret kur je e s’je
Kur mundesh e s’mundesh
Kur sheh e s’t’shohin flet e s’të flasin
Vdekja s’asht dashunia që vret
As syni i kaltërt që t’përpinë mallëngjimit
S’asht gjuha që përplaset protezave
As vetulla fiskajë s’asht me ta dalldisë shpirtin
Dashunia asht plakja e plakja asht vdekja
E vdekja asht kocka që s’kapet kur thehet
Asht jeta që e don ma shumë se dhimbjën
Se ikjën se puthjën se lamtumirën
S’janë veç vdekjet që djegin janareve
S’janë ndamjet që e ndezin terrin
Ka diçka që nuk spjegohet pa e vuejt
Pa e dashunua me thembër
Cila asht ajo bimë guri mos me pyetni
Se t’gjitha kafshua i kam e s’jam ngi!

Dardani, 22.06.2020

ObserverKult

Restaurohet “Vdekja e Kalit”, aktorët rrëfejnë emocionet…

Restaurohet “Vdekja e Kalit”, krijuesi dhe aktorët rrëfejnë emocionet e një filmi “pa barriera”

Ishte koha kur filmi ishte një zë i rëndësishëm në kulturë. Ku hidheshin para për të shprehur ideologjinë komuniste, por “Vdekja e kalit” do të ishte filmi që do të thyente barriera. I pacensuruar, i lirë, njëlloj si 400 kuajt që vrapojnë në fillim të filmit. Kështu nisi të krijohej vdekja e kalit. Protagonistët të revoltuar ndaj sistemit të kohës thyen edhe barrierat e vetes. Duke realizuar këtë film.

“Filloi pa censurë askush nuk e kishte mendjen te filmi. Ishte PPSH në pushtet kur kërkoja 400 kuaj më thanë në vend, sepse nuk e kishin idenë se çfarë filmi po xhiroja, duke menduar që po xhiroja një film pro komunizmit ishte një sfidë. I preva në besë, por nuk jam pishman se tregova të vërtetën. Nëse ka një gjë aktuale është që ata që e drodhën dhe këtu është gjithë goditja që bëra unë ata që veshën xhaketat mbrapsht kush diti ta dredhë fitoi. Unë kam qenë gjithnjë rebel në Kinostudio nuk kam qenë komunist as në familje nuk kam pas. Por nuk i fus në një thes të gjithë komunistët. Por nuk jam pishman për ato që kam thënë në zë të lartë”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult