Çupëzë, beqare moj/ Dëgjojeni të kënduar nga Eli Fara (Teksti dhe Video)

Ju ftojmë të dëgjoni të kënduar nga Eli Fara këngën ‘Çupëzë, beqare moj’:

Ç’mu verdhe o moj mu bëre ftua
Çupëzë beqare moj
Se shtive o moj merak për mua
Çupëzë beqare moj…

E hiq merakun e hajde me mua
Çupëzë beqare moj
E të kam dashur edhe prap’ të dua
Çupëzë beqare moj…

Kur më shkonje ti moj n’ato varre
Çupëzë beqare moj
Me fustanin o moj zvarrë- zvarrë
Çupëzë beqare moj…

E të vdekurit o moj se ç’i ngjalle
Çupëzë beqare moj
E të gjallët o moj ç’i vdiqe fare
Çupëzë beqare moj…

Ti moj shqerkëza o moj manare
Çupëzë beqare moj
Pse na dole ti moj gënjeshtare
Çupëzë beqare moj…

E si na the o moj s’martohem fare
Çupëzë beqare moj
E do t’i rri o moj babait beqare
Çupëzë beqare moj….

ObserverKult


Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI: ELBASAN I BUKUR (TEKSTI DHE KËNGA)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Elbasan i bukur” të këngëtarit Ilir Shaqiri!

Me nji copë dielli nën sqjetull përtej mali t’thatë
Kapërceva nëpër shtigje erdha që më natë
Dhe u pamë e u përmallëm aty nën kala
Dy lotë malli dy lotë gëzimi kalldërmit kanë ra
Dhe u pamë e u përmallëm aty nën kala
Dy lotë malli dy lotë gëzimi kalldërmit kanë ra

Në supet tua po këndon kumria
Nga rrezet t’tua mori gjithë Shqipëria
Pishtari i dritës për kombin anembanë
Oh Elbasan, i bukur Elbasan

Sa shumë vargje kam kënduar plot nji jetë me ty
Atje tej ku zemrën ndahet ende me kufi
Shpirti im i dehur malli herë qesh e herë qanë
Xhevahir me zemër dielli i bukur Elbasan
Shpirti im i dehur malli herë qesh e herë qanë
Xhevahir me zemër dielli i bukur Elbasan

Tekstin e këngës dhe videon mund ta shihni KËTU:

ObserverKult