Dafina Buçinca, një Anne Frank shqiptare

Nga Zymer Kuqaj

Kontakti i parë më romanin “Fëmijë në luftë” të bie në sy emri, Dafina Buçinca. Një emër i ri në letërsinë shqipe. Por edhe vet emri Dafinë apo Dafina është emër i ri të popullata jonë.
Ky emër më përkujton këngën “Këputa një gjethe dafine” të Gaqo Çakos, që gjenerata ime e ka dëgjuar më shumë dëshirë dhe më shumë emocione.

Unë dafinën e kam paramendue si një lule më shumë ngjyra të bukura ashtu siç e kam paramendue edhe vet Shqipërinë. Shumë vonë kam mësue së dafina është një shkurre, gjethja e së cilës pos që mund të bëhet muzikë më të, përdoret edhe si melmesë në ushqime.

Dafina Buçinca më romanin “Fëmijë në luftë” ka hedhur gjethe dafine në letërsinë shqipe. Ashtu siç gjethja e dafinës i jep shije një ushqimi ashtu edhe romani “Fëmijë në luftë” e plotëson apo e pasuron letërsinë shqiptare. E pasuron më një temë që i ka munguar dhe i mungon letërsisë shqipe, përjetimet e vet fëmijëve në luftë. Kush mund të përshkruaj më mirë së vet fëmija, frikën, pasigurinë, vuajtjet dhe dhunën që është ushtruar kundër prindërve të afërmve dhe kundër vet fëmijëve në luftë. E në këtë rast në luftën e vitit 1998/99 kundër okupatorit serb.

Dafina Buçinca na jep një pasqyrë reale të një familje tradicionale shqiptare të viteve të ’90-ta në një fshat të Drenicës më emrin Zabel. Bën përshkrimin e Nanës, përkushtimit të saj karshi 8 fëmijëve dhe dashurisë së saj të pakufishme, ashtu siç janë në përgjithësi nanat shqiptare.

Babai një njeri që interesin kombëtar kishte vënë para obligimeve të familjes me largimin e tij nga puna, më qëndrimin e tij politik e kombëtar të mosnjohjes së pushtetit serb në Kosovë. Ajo e përshkruan babanë, si autoritar, të ashpër por njëkohësisht edhe të dashur.

Babain që vajza e tij nuk kishte mundur ta gëzojë më lindjen e saj pasi ajo ishte vajzë, do ta bëjë të ndihet krenar kur në shitoren e fshatit ku mësuesi do ti thotë, së ajo është nxënëse më njohuri të veçanta dhe sukses të shkëlqyeshëm në shkollë.

Dafina Buçinca përshkruan një kohë të lavdishme të historisë më të re të Kosovës. Çdo gjë që është e lavdishme për popullin tonë ka vuajtjen dhe dhimbjen e madhe brenda saj. Këtë vuajtje dhe këtë dhembje të madhe autorja na sjell përmes përjetimeve të veta si fëmijë dhe të familjes së saj.

Nga frika, pasiguria dhe dhuna e policisë dhe ushtrisë serbe ajo dhe familja saj janë të detyruar të shpërngulen brenda një viti e gjysmë tri herë. Në Sllatinë, në Prishtinë dhe më në fund në malet e Berishës.
Gjithë këto përjetime plotë vuajtje sakrificë dhe dhunë të përjetuar e përshkruar në mënyrën më të sinqertë të mundshme nga sytë e një fëmije mund të lexohen në romanin “Fëmijë në luftë” që është edhe autobiografi e autorës.

Dafina Buçinca më romanin autobiografik “Fëmijë në luftë” del para publikut si Anne Frank dhe Ditari i saj i famshëm. Pa pas nevojë të lartësoj Dafinën së ajo e lartëson veten më veprën e saj. Ajo më këtë roman autobiografi na shfaqet si një Anne Frank shqiptare.

Ne duhet ti gëzohemi fatit të mirë që Dafina jonë nuk e ka pas fatin e keq të Anne Frank-ut por është në jetë në mesin tonë. Autoren duhet falënderuar që mbijetesën dhe përjetimet e saj në luftë na i dhuron në formë të shkruar. Personalisht e fali autoren për emocionet që më ka dhënë gjatë leximit për vuajtjet e saja dhe gjithë fëmijëve të Kosovës në luftë.

Për mua romani “Fëmijë në luftë” është një përmendore për të gjithë fëmijët e Kosovës që buzëqeshjet e tyre të njoma u shuan nga barbaria e një regjimi dhe të gjithë fëmijëve që kanë mbijetuar tmerrin e kësaj barbarie.

Në të njëjtën kohë është një akuzë kundër regjimit serb dhe krimeve të tyre në Kosovë ndaj qenies njërzore më të pambrojtur, siç janë fëmijët. Aty ku nuk mund të depërtojë drejtësia shpesh herë depërton arti.


Lexo edhe:

BOTOHET ROMANI “FËMIJË NË LUFTË” I DAFINA BUÇINCËS