Daim Miftari: Nganjëherë, jeta ime

mban mend, poezi nga jorgo bllaci

Jeta ime, nganjehërë
më kot e vret mendjen,
për shumë gjëra,
të cilat kanë mundur ndryshe
të jenë
dhe ta bëjnë atë
ndryshe nga ç’është.

E pasigurt deri në fund
se si mund të kishte qenë,
sikur të mos kishin ndodhur
ato që ndodhën
dhe e bënë atë të jetë
kjo që është.

Më kot zemërohet
jeta ime, nganjëherë
kur i them se e lumtur
duhet të jetë
për gjithçka që sot është
dhe unë vetë zili ia kam.

LEXO EDHE: FADIL BEKTESHI: DITËN QË BESOVA SE DO VDISJA