Dalin detaje: Nëna e Kastriot Myftarajt pa gjithçka kur ai u hodh nga ballkoni

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për ate ntat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Burime për ABC bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.


Lexo edhe:

HIDHET NGA KATI I KATËRT, NDËRRON JETË KASTRIOT MYFTARAJ

Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan BalkanWeb.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ObserverKult