Dalina Buzi “godet” Big Brotherin: Shumica e banorëve aty kanë një mungesë të theksuar inteligjence

BBV Albania duket se është kthyer në një fenomen së fundmi, duke marrë parasysh dinamikat e lojës, debatet e fjalorin aspak etik të përdorur.

E në qendër të gjithë kësaj është banori Luiz Ejlli që është kthyer në një tabelë qitjetje. Në rrjete sociale shumë njerëz e kanë parë atë të bullizuar nga shumica e banorëve të tjerë e për këtë ka patur shumë reagime dhe nga VIP-at, duke i dalë në krah.

Një reagim të tillë e ka bërë përmes një videoje edhe moderatorja Dalina Buzi e cila shprehet se shumica e banorëve aty kanë një mungesë të theksuar inteligjence duke u bërë grup e duke sulmuar një person i cili në momentin që u përgjigjet, del “ofenduesi”.

“Jam e shokuar. E di çfarë unë them, që ky Big Brother do na sqaroj një herë e mirë edhe për çështjen VIP. Nuk do të thotë që ai njeri është më i rëndësishëm se një mjek apo ekonomist që bën punën e vet si kushdo tjetër.

Fakti që del në TV nuk të bën të rëndësishëm. Ajo çfarë unë kam parë dhe sidomos dje në marrëdhënie me Luizin, kam parë një grup njerëzish që nuk kishin asnjë lloj vlere njerëzore.

Kam vënë re dhe një mungesë të theksuar inteligjence tek gati të gjithë banorët. Në momentin që t’i merresh me kundërshtarin non stop dhe kur kundërshtari nuk merret me ty, atëherë automatikisht t’i i jep rëndësi kundërshtarit.

Të gdhihesh siç u gdhi dje Kejvina apo të tjerë duke përmendur Luizin nonstop ndërkohë që është një incident që ti e ke bërë tërkuzë, u sqarua deri në shpullë. Pra u mbyll dhe ti vazhdon merresh me këtë gjë.

Çfarë do të thotë kjo? Amosi kaloi në kërcënime në Malin e Dajtit apo ku di unë, e zhveshi lakuriq.

Dea i thonte “Bravo që i gjuajte me shpullë. Pra ka disa njerëz që veç e veç nuk janë prekur nga Luizi për ndonjë gjë të madhe.

Në qoftëse ti apo një grup njerëzish vazhdon të merresh kaq shumë me një njeri, kjo do të thotë që ju po merreni me të vërtetën tuaj, nuk po merreni më me Luizin.

Luizi ju ka nxjerrë të vërtetën tuaj që nuk e prisnit ta dëgjonit të TV dhe kjo gjë ju ka tronditur sepse nëse Luizi i thotë Deas që ty të ka Amosi në dorë, Dea e tregoi.

Amosi i tha mos më urdhëro më dhe Dea nuk ia ktheu dot. Në rast se i tha Kejvinës: Qep-shqep, i tha sepse ajo tha “Qep”. Tani sa ofenduese është kjo gjëja?

Është ofenduese shqepja për Kejvinën se e dëgjoi i ati? Më fal por Kejvina është ajo që u prezantua pa mbathje tek një emision. Kshtu e kemi njohur të gjithë…/tirananews.al

ObserverKult


dalina

Lexo edhe:

“I DASHUR, GJOKSI IM, TË KAM URRYER QË DITËN E PARË”, RRËFIMI PREKËS I DALINA BUZIT

I dashur gjoksi im:

Mbrëmjen e kaluar në “Goca e Gra”, Dalina Buzi lexoi një letër ‘dedikuar’ gjoksit të saj. Nisur nga vështirësitë gjatë jetës për shkak të gjoksit deri te mënyra si mësoi ta donte, Dalina në këtë letër i tha të gjitha.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult