Daniel Craig së fundmi ka habitur fansat me deklaratën e tij.
Gjatë një interviste për ‘The Sun’ aktori së bashku me producentët Barbara Broccoli dhe Michael G Wilson zbuloi se fillimisht e kishte refuzuar rolin si James Bond.
”Kam luajtur në filma me skena aksioni. Ama ky film ishte vërtetë i vështirë. Nuk doja të merrja pjesë, sepse nuk e dija se si mund të realizoja atë rol. Dhe të përballoja famën që vinte pas saj. Lexova skenarin dhe më pas thashë: ’Faleminderit, por jo’, u shpreh aktori, transmeton ‘lapsi.al’.
Mirëpo, producentët arritën ta bindnin Craig pasi mendonin se vetëm ai mund ta realizonte më mirë rolin si agjenti 007.
Me këtë rol, Daniel ka bërë debutimin në vitin 2006 dhe së fundmi do të shfaqet në “No Time To Die”, që pritet të dalë në muajin tetor.
—————————————————————————————
LEXO EDHE: Pritjes i vjen fundi, zbulohet data e premierës së filmit “No time to die”
“No time to die”, filmi i ri dhe i shumëpritur i sagës James Bond më në fund arrin në kinema. Pas mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shtyrjeve. Premiera botërore e filmit do të zhvillohet më 28 shtator në Royal Albert Hall në Londër.
Do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nga 30 shtatori dhe gjithashtu në Itali në të njëjtën datë. Me Universal Pictures International, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është planifikuar të dalë në 8 tetor.
Filmi i pestë dhe i fundit i Bond me Daniel Craig, në të cilin do të shohim gjithashtu një keqbërës të ri të shfaqet me fytyrën e Rami Malek dhe një agjent të ri me dy zero të luajtur nga Lashana Lynch, do të shfaqet premierë në një festival për herë të parë. Festivali i Filmit në Zyrih do të mirëpresë premierën më 28 shtator.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU